Skandali me arbitrat, numri kyç është 5/ Pikat e hetimeve që kanë tronditur futbollin italian
Nëse është dikush që e ka mbrojtur gjithnjë Julian Alvarez, ai është Diego Pablo Simeone ka ‘fajin’ që argjentinasi u transferua te Atletico Madrid në momentin kur futbollisti vendosi të largohej nga Manchester City.
Tani, Alvarez ka një kontratë me Los Colchoneros deri në vitin 2030 me një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 500 milionë eurosh. Por pavarësisht kësaj, ka klube që e kërkojnë shërbimin e tij në muajt e kësaj verë. Në këtë pikë trajneri argjentinas komentoi këtë interes të klubeve të ndryshme ndaj futbollistit të tij.
‘Nuk jam në mendjen e Julian’-u shpreh Diego Pablo Simeone në lidhje me atë që mund të ndodhë në merkaton e kësaj vere-është normale që një futbollist të jashtëzakonshëm e duan Arsenali, Paris Saint Germaini, Barcelona. Sepse është shumë i mirë’
Simeone gjithnjë ka qenë një mbrojtës i Alvarez edhe kur gjërat për të nuk kanë shkuar mirë te Atletico në lidhje me shënimin e golave.
‘Është një futbollist që të gjithë trajnerët e duan-vijoi Simeone-me siguri për karakteristikat e tij, mund të luajë në disa pozicione të ndryshme, na jep shumë opsione. Julian është një futbollist që na entuziazmon. Ka fituar gjithçka; Botërorin, Copa America, Champions League me Manchester City, por ajo që ka rëndësi për ne, ëshrë ajo që po na jep këtu. Puna e tij nuk vihet në diskutim. Julian ka vendin e tij, është një djalë modest, me shumë uri dhe kjo është ajo që e identifikon me ne. Është futbollisti më i mirë që kemi, është e nevojshme të kujdesemi për të që të qëndrojë për shumë vjet te Atletico. Ai duhet të na ndihmojë dhe ne duhet të ndihmojmë atë në mënyrë që të jetë më i mirë dita ditës. Sa herë që ai bën diferencën, na ndihmon shumë’.
Top Channel