FIFA dhe rregulli i ri për kartonët e verdhë që revolucionon Botërorin
‘Faktori Trump’ vazhdon të jetë i rëndësishëm kur kanë mbetur pak më shumë se 40 ditë nga Botërori i kësaj vere. Atentati i radhës ndaj presidentit Donald Trump, përpara pak ditësh, shenjon Kongresin e FIFA që mbahet gjatë kësaj jave në Vancouver.
Nga FIFA japin mesazhe qetësie, një qetësi që vlen edhe në lidhje me përfaqësuesen iraniane, një prej 48 skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin e kësaj vere. Ende nuk dihet nëse Irani do të marrë pjesë(skuadra që do ta zëvendësonte do të ishte Emiratet e Bashkuara Arabe që ka shkuar më larg në kualifikueset e zonës aziatike) dhe është përjashtuar mundësia që të spostohen ndeshjet e tij në Meksikë, një propozim që është bërë nga vetë qeveria meksikane.
Ajo që është e qartë është se figura e Donald Trump kushtëzon dhe shenjon Botërorin. Inflacioni i krijuar në të gjithë botën pas sulmeve amerikane në Iran dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit kanë ndikimet e tyre edhe te Botërori.
Në muajin dhjetor FIFA bëri të ditur se do të shpërndajë shpërblimin më të lartë në historinë e turnuet; 620 milionë dollarë në total, 9 milionë vetëm pjesëmarrjen dhe 45 milionë dollarë për skuadrën që do të shpallet kampione e botës
Megjithatë, Federatat paraqitën në Vancouver një plan për të rritur shpërblimet. Ato argumentojnë se rritja e kostos së karburanteve sjell një reduktim të ndjeshëm të fitimeve nga investimet e tyre, përveç atyre skuadrave që do të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion e për me tepër përjashtimi nga taksat nuk është njësoj për të gjithë shtetet.
FIFA doli me një komunikatë se po zhvillohen bisedime për rritjen e pagesave ndaj federatave pjesëmarrëse dhe të atyre që nuk janë, në konceptin e solidaritetit.
Ndërkaq ka disa zëra kritikë si ajo e presidentes së Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lisa Klaveness, që po kërkojnë që Donald Trump t’i hiqet Çmimi FIFA për Paqen që iu akordua gjatë shortit të Botërorit në 5 dhjetor. Nuk ka asnjë dyshim që turneu shenjohet nga politikat e presidentit të SHBA në të mirë e në të keq, ndërkohë që FIFA tenton që ta zhvillojë atë brenda kornizave të normalitetit.
Top Channel