Chivu dhe batuta për objektivin Champions/Interi, skuadra e 6 që siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm
Paris Saint Germain i Luis Enrique, ka arritur të bëjë atë që Franca nuk ka mundur ta realizojë as me Napoleon Bonaparte, ‘pushtimin’ e Anglisë. Klubi parizien ka kaluar 5 raunde me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve ndaj klubeve të Premier League në një vit dhe ka vendosur diktatin e tij në vendin që mban kampionatin më të mirë në botë.
Viktima e fundit e kampionëve në fuqi të Evropës ishte Liverpooli të cilin Paris Saint Germain e eliminoi në çerekfinale duke e mundur në të dy ndeshjet 2-0 për rezultatin e përgjithshëm 4-0.
Ironia e fatit thotë se ishte pikërisht Liverpool skuadra e parë nga skuadrat e Premier League që është kaluar nga Paris Saint Germain. Ka qenë në fazën e 1/8 të finaleve të Champions League të sezonit të kaluar me skuadrën franceze që arriti një kualifikim në Anfield pas dy ndeshjeve me intensitet shumë të lartë dhe emocione të forta.
Statistikat flasin qartë. Në 5 raundet me eliminim direkt kundër klubeve të Premier League, në 4 prej tyre parizienët janë imponuar në tokën angleze; 0-1 në Anfield, 0-1 në Emirates kundër Arsenalit, 0-3 në Stamford Bridge ndaj Chelsea dhe 0-2 sërish në impiantin e Liverpool. Vetëm Aston Villa ka mundur ta thyejë PSG në Villa Park 3-2, një ndeshje në të cilën Paris Saint Germain kishte marrë avantazhin 2-0.
Kaq i madh është superioriteti i Paris Saint Germain kundrejt Premier League, sa që nga 2025 kur nisi e gjithë kjo ka regjistruar më shumë fitore ndaj skuadrave angleze se Tottenhami në të gjithë sezonin; 10 fitore të transalpinëve ndaj anglezëve kundrejt 7 fitore në total të Hotspurs.
Këtyre eliminatoreve iu shtojmë edhe suksesin 4-2 ndaj Manchester City në fazën e ligës dhe atë 5-3 ndaj Tottenham në fazën e grupit në edicionin aktual të kompeticionit më të lartë të futbollit evropian për klube.
Arsenali është e vetmja skuadër angleze që ka mbetur në Ligën e Kampioneve në këtë sezon, por me Topçinjtë, Paris Saint Germain do të përballet vetëm në finalen e mundshme në Budapest për të mbyllur rrethin perfekt në përballjet franko-angleze. Nuk ka asnjë ekip që të trembë kampionët e Evropës që kanë fituar gradualisht të drejtën për të qenë terrori i futbollit anglez që ka kampionatin më të mirë në botë dhe që vit pas viti i rrëmben lojtarë Ligue 1, përveç atyre që luajnë te Paris Saint Germain. Bilanci është në favor të klubit francez që kërkon të fitojë trofeun me veshë të mëdhenj për të dytin vit radhazi, diçka që në këtë shekull e ka arritur vetëm Reali i Madridit
Top Channel