Mbappé thyen heshtjen: Nuk dorëzohemi kurrë, do të kthehemi te fitorja shumë shpejt
Dy humbjet me Bayernin e Mynihut në çerekfinale te Ligës së Kampioneve bënë që Los Blancos të humbasin kreun e klasifikimit të UEFA pas shumë kohësh.
Është pikërisht skuadra bavareze ajo që kryeson tani këtë renditje me Bayernin që pas rezultateve të viteve të fundit ka shkuar në kuotën e 146.5 pikëve, ndërsa Reali i Madridit zbret në vendin e dytë me 144.5 pikë.
Parakalimi i Bayernit në këtë klasifikim është pasojë e dy sezoneve të fundit në arenën evropiane për skuadrën madrilene që fitoi 27 dhe 24.5 pikë respektivisht, shumë pak për ruajtur vendin e parë në renditjen e UEFA. Vlen të kujtohet se renditja e UEFA i eliminon kompeticionet e hershme duke llogaritur 5 sezonet e fundit dhe për këtë arsye Reali i Madridit humbi shumë nga pikët e fituara nga epoka e lavdishme e 3 titujve Champions të fituar radhazi.
Bayerni nga ana e tij, ka fituar 38.2 pikë në këtë sezon me arritjen në gjysmëfinale dhe duke fituar 7 nga 8 ndeshjet e fazës së Ligës. Në 5 sezonet e fundit skuadra bavareze ka qenë gjithnjë të paktën në çerekfinale dhe 2 herë ka qenë gjysmëfinaliste. Këtë sezon ka shansin për të kaluar në finale, por do t’i duhet të kalojë Paris Saint Germain.
Top Channel