‘Bëj si ata, i kënaqur që jam pranë objektivit Champions’-kjo është batuta e hedhur pak ditë më parë pas suksesit me Comon, nga trajneri i Interit, Cristian Chivu me rumunin që hodhi thumba në drejtim të kolegëve të tij, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri.

Dhe më pas Chivu, për t’iu përgjigjur disa kritikave tha: ‘Nëse nuk e kuptojmë ironinë, më mirë të nisim të merremi me diçka tjetër’.

Por duke parë statistikat, Interi është tashmë e kualifikuar për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve pas humbjes së pësuar nga Como nga Sassuolo. Në këtë mënyrë, Interi bëhet skuadra e 6 e kualifikuar në Ligën e Kampioneve për sezonin 2026/27.

Përpara tij kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion Bayerni i Mynihut, Reali i Madridit, Arsenali, Barcelona dhe PSV Eindhoven.

Top Channel