Do të jetë Chelsea skuadra që do të përballet me Manchester City në finalen e FA Cup në 16 maj në Wembley.

Blutë e Londrës që tani kanë në stol Calum McFarlane në rolin e trajnerit të komanduar, prenë biletën për në aktin e fundit të këtij kompeticioni pasi mundën Leeds me rezultatin e ngushtë 1-0

Chelsea vinte në këtë ndeshje pas 5 ndeshjesh pa shënuar, madje në fushë u kthye edhe Enzo Fernandez që ishte ndëshkuar nga Rosenior dhe ishte pikërisht argjentinasi njeriu u ndeshjes për Blutë e Londrës. Në pjesën e parë si Chelsea ashtu edhe Leeds patën shanset e tyre për të shënuar, por ishte Chelsea ai që e gjeti golin pikërisht me Enzo Fernandez që shënoi me një gjuajtje me kokë.

Në pjesën e dytë Leeds u përpoq që të bënte diçka për të mbajtur të hapur këtë gjysmëfinale por në fund rezultati mbeti 1-0 për Chelsea që tani ka shansin që të mposhtë në finalen e Wembley, Manchester City e Pep Guardiolës për të shpëtuar sezonin që deri në këtë moment është zhgënjyes.

Top Channel