Como rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas arriti t’i imponohet Genoas në Marassi duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe vazhdon të besojë në arritjen e zonës së Champions League.

Në sfidën e kësaj të diele, Como e mori avantazhin që në minutën e 10 me Douvikas që shënoi me një gjuajtje me kokë pas një asisti të Da Cunhas. Pas minutës së 30, Nico Paz iu afrua golit të dytë, por shtylla i mohoi festën futbollistit argjentinas dhe kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ngushtë të Comos 1-0.

Në pushimin e ndeshjes, Como humbi shërbimin e Nico Paz për shkak të një problemi në kokë që pati pas një përplasjeje me Marcandalli me argjentinasin që u zëvendësua nga Caqueret.

Ishte pikërisht ky i fundit që në minutën e 68 dha assistin te Diao për shënimin e golit të dytë për Comon që pas suksesit 2-0 shkon në kuotën e 61 pikëve duke u kthyer në vendin e pestë të klasifikimit, ndërsa Genoa mbetet me 39 pikë

.

Top Channel