Atletiko Madridi rikthehet te fitoret në La Liga, dopjeta e Sorlotit fundos Bilbaon
Tirana fitoi derbin përballë Partizanit, në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Kmbëtare”, përfundoi me shifrat 2-1.
Pas këtij dueli presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili është futur në dhomat e zhveshjes duke përgëzuar lojtarët e tij. Përveç përgëzimeve dhe falënderimeve, numri një i klubit “bardheblu” ka premtuar premio, aq sa do të fitojë nga xhiro e stadiumit.
Ndër të tjera Halili ka theksuar se sezonin e ardhshëm do të jenë akoma më mirë, sigurisht duke bërë blerje. Ai thotë se vitin e ardhshëm Tirana duhet të jetë duke dominuar futbollin shqiptar dhe jo në këtë pozita që ndodhet aktualisht.
“Jam shumë i gëzuar për të gjithë sakrificën që ju keni bërë sot. Nuk e dija për këtë energji, por s’ka gjë, avash avash (qesh). Për mua është gëzim dhe ju sot keni gëzuar të gjithë tifozët tanë. Nëse ne do të bëjmë një ndeshje tjetër, të tillë, si sot që ishte një nga ndeshjet tona më të bukura. Shpresoj që neve ta mbushim stadiumin herë tjetër plot. Pse e them këtë?!
Sepse unë shpresoj që ne, në sezonin e ardhshëm, do të bashkëpunojmë të gjithë bashkë. Kuptohet që do të ketë edhe blerje të tjera, që ne ta dominojmë kampionatin shqiptar dhe mos të vuajmë si këtë sezon. Ju falënderoj të gjithëve pamasë, ju uroj suksese. Përsa i përket premios, ne premion do ta bëjmë aq sa do të marrim xhiro nga stadiumi. Ndoshta 40, 50”, tha Refik Halili.
Top Channel