Reali i Madridit shuan ëndrrat e Interit; Nico Paz kthehet në kryeqytetin spanjoll, Como ngushëllohet me dy talente të Los Blancos
Pjesëmarrje në mashtrim sportiv. Është kjo akuza e Prokurorisë së Milanos ndaj Gianluca Rocchit i cili në 30 prill do të merret në pyetje nga organi i akuzës.
Pyetja që ngrihet është: në bashkëpunim me cilin ka manipuluar Rocchi caktimin e klasës arbitrare të disa ndeshjeve të Interit gjatë një takimi në San Siro në 2 prill të 2025?
Për momentin kjo është e vështirë ta thuash. E vetmja siguri është që Prokuroria e Milanos po flet në përgjithësi për persona pa përmendur emra. Nuk dihet nëse i referohet të federuarve apo jo. Është e qartë se për të konfirmuar akuzën, prokuroria duhet të ketë në zotërim përgjime ose dëshmi që konfirmojnë sjelljen jokorrekte të Rocchit. Në situatën aktuale as Interi e as drejtuesit e tij nuk janë nën hetim
Në pritje për të zbuluar se kush ka vepruar me Rocchin duhet nënvizuar pesha e rezultateve të ndeshjeve të përmendura në hetime. Që Interi ka fituar, barazuar apo humbur, nuk është e rëndësishme. Ajo që bën diferencën është ideja në bazë, dmth ajo e veprimit për të ndihmuaj çdo klub.
Duke u kthyer te rëndësia e zotërimit të përgjimeve që konfirmojnë teorinë fillestare, është e rëndësishme që të siller edhe një aspekt i nënvizuar nga shumë persona. Që në 5 prill të 2025, 3 ditë pas takimit të dyshuar të San Siros, Daniele Doveri arbitroi Interin në Parma, një ndeshje që u mbyll me barazimin 2-2, pikërisht Doveri që konsiderohej ‘i papëlqyer’ nga zikaltrit.
Top Channel