Hapi zjarr në darkën e Trump me gazetarët/ Autori i dyshuar kishte blerë një pistoletë dhe një pushkë disa vite më parë, grupi hetimor zbuloi se…
Zelimkhan Abakarov shpallet nënkampion i Evropës në mundje në kategorinë e peshës deri në 61 kg në stilin e lirë.
Në ‘Feti Borova’ në Parkun Olimpik në Tiranë ku u zhvilluar kompeticioni më i rëndësishëm i kësaj disipline sportive, mundësi kuqezi fitoi medaljen e argjendtë pasi u mund në finale nga Zavur Uguev që garoi në këtë kompeticion me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes.
U mbyll kështu rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Abakarov që i dominoi të gjitha raundet në kategorinë e tij në këtë Evropian deri në fazën finale ku i dhuroi mundjes shqiptare medaljen e argjendtë.
Kjo e dielë ishte edhe dita e fundit e Kampionatit Evropian të Mundjes që për herë të parë u zhvillua në kryeqytet, me Shqipërinë që e mbylli këtë kompeticion me 2 medalje të argjendta ato të fituara pikërisht nga Dudaev dhe Abakarov në stilin e lirë.

Top Channel