E ardhmja e Pep Guardiolës është një prej temave të nxehta të merkatos së futbollit. Trajneri katalanas ka edhe një vit në kontratën e tij me Manchester City që skadon në 2027, por duket se ai do të largohet nga Citizens një vit para, dmth pas pak muajsh.

Mbetet për të kuptuar se ku do të jetë e ardhmja e tij, gjë që edhe vetë Guardiola nuk e di, por në orët e fundit është ngritur hipoteza që ai të marrë drejtimin e kombëtares italiane.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup me Southampton, Guardiola u pyet edhe në lidhje me këtë çështje duke dhënë përgjigjen e tij

‘Jetoj ditën, kanë rëndësi paraqitjet, mendoj për ndeshjet. Jemi ata që jemi-tha Guardiola

Nuk është një mbyllje në mbrojtje, por thjesht nuk e di të ardhmen e tij, ose më mirë, Guardiola   është kaq i përqendruar të mbyllë sa më mirë këtë sezon sa nuk po e mendon aspak çfarë do të ndodhë më pas. Trajneri 55 vjeçar ka një shans që një vit më parë dukej se gjithçka kishte mbaruar. Ka fituar Kupën e Ligës, mund të fitojë FA Cup dhe madje edhe kampionatin që dukej i humbur. Dhe do të ishte titulli i 7 në 10 vjet, diçka absurde në një kampionat si Premier League

Në 2012, pasi mbylli sezonin e katërt me Barcelonën duke fituar gjithçka, mori një vit pushim. Janë të shumtë ata që mendojnë se Guardiola mund të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit. Hipoteza që ai të marrë drejtimin e Italisë mund të rrisë shitjet e gazetave apo numrin e klikimeve, por është vetëm një hipotezë. Është e vërtetë që Pep e dëshiron një eksperience me një skuadër kombëtare, por ai preferon një skuadër të fortë dhe jo një ekip që ka vetëm 3-4 lojtarë të nivelit ndërkombëtar

Top Channel