Çështja Rocchi, reagon Lega Serie A: Besueshmëria e kampionatit nuk është në dyshim, nëse dikush ka gabuar do ta paguajë

26/04/2026 17:14

Pas kaosit të krijuar në botën arbitrare të futbollit italian pas hetimeve të hapura për Gianluca Rocchi, vjen reagimi i Lega Serie A nëpërmujet presidentit të saj Ezio Maria Simonelli.

Pas kaosit të krijuar në botën arbitrare të futbollit italian pas hetimeve të hapura për Gianluca Rocchi, vjen reagimi i Lega Serie A nëpërmujet presidentit të saj Ezio Maria Simonelli.

‘Duke parë çfarë është publikuar në të gjitha mediat, dua t’ju kujtoj se ashtu si në çdo situatë tjetër bëhet fjalë për akuza të hetuesve dhe është detyrë e të gjithëve që të shihen si të tillë në një dialektikë demokratike-thekson Simonelli në një komunikatë-gjykimet e nxituara apo përfundime të çdo lloji janë të pavenda, teksa pritet që hetimet të kryejnë rrugëtimin e tyre për të përcaktuar të vërtetën. Askush nga ne nuk i di detajet e kësaj çështjeje dhe të qenit garantë është një detyrë e jona deri në shkallën e fundit të gjykimit. Përndryshe shfaqet rreziku i pësimit të dëmeve të mëdha në reputacion të sistemit Serie A dhe të gjithë lëvizjes futbollistike italiane me një narrativë të shtrembëruar dhe një zhurmë të madhe mediatike’

Simonelli e vijoi më tej komunikatën e tij

Për më tepër, vihet re se si Prokuroria e FIGC ashtu dhe ajo e CONI, u vunë shumë shpejt në lëvizje  dhe janë shprehur për disa pika të hetimeve. Drejtësia do të bëjë punën e saj, por nuk mund të injorojmë punën e bërë nga organet sportive kompetente që janë aktivizuar pas daljes në dritë të fakteve të reja-theksonte Simonelli që më pas theksoi se kredibiliteti i kampionatit nuk është në dyshim

‘Kemi detyrën të garantojmë që sistemi i futbollit të ketë transparencë dhe barazi në trajtim duke iu kërkuar të gjithëve të mos bëjnë instrumentalizime që gjenerojnë vetëm dezinformim. Duke shfaqur besimin te puna e  organeve kompetente, një njoftim i prokurorisë nuk mund të vërë në diskutim ndershmërinë dhe punën e një sistemi të tërë. Nëse do të rezultojë se dikush ka gabuar, do të jetë e drejtë që ai të paguajë. Por nuk do të lejohet kurrë që të vihet në dyshin besueshmëria e sistemit dhe rregullsinë e kampionatit’-përfundonte Simonelli komunikatën e tij.

Top Channel