Nga ‘Calciopoli’ te ‘Çështja Rocchi’; arbitrat, sërish në baltë dhe futbolli italian po shkon drejt kaosit
Pas dy sezonesh te Como, Nico Paz përgatitet të kthehet te Reali i Madridit. Fantazisti, emri i të cilit është lidhur dhe me atë të Interit do të kthehet te Los Blancos.
Kjo është ajo që theksohet te e përditshmja spanjolle AS që i dedikoi një artikull talentit argjentinas që ka shpërthyer në Itali nën urdhrat e Cesc Fabregas.
Reali i Madridit që mund të ushtrojë klauzolën e riblerjes së futbollistit në 30 maj e ka marrë vendimin; do të derdhë 9 milionë euro në arkat e Comos, sipas marrëveshjes, për të rimarrë pronësinë e futbollistit argjentinas.
Këtë gjë e di edhe Como që do të mirëpresë dy talente të reja nga ekipet e moshave të Realit të Madridit; Daniel Yanez dhe Jesus Fortea me të parin që e ka bërë debutimin edhe me skuadrën e parë. Të dy futbollistët janë pjesë e skuadrës së Real Madrid që përpara pak ditësh fitoi UEFA Youth League në finalen ndaj Brugges. Në dy sezone me Comon, Nico Paz ka zhvilluar 67 ndeshje me 18 gola të shënuara dhe 16 assist
Top Channel