Bylis mori një fitore shumë të rëndësishme këtë të dielë në ndeshjen e saj të javës së 33 të Kategorisë Superiore. Në ‘Adush Muça’ të Ballshit skuadra e Mirel Josës arriti të mposhtë Teutën me rezultatin 2-0 duke shkuar në kuotën e 35 pikëve, po aq sa edhe Tirana

Bylisi e nisi në perfeksion ndeshjen teksa mori kryesimin që në minutën e 3 të sfidës me mbrojtësin Emini i cili u gjend në zonën durrsake për të mposhtur portierin Selmani. Teuta u përpoq të reagojë teksa krijoi shanse me Zogos dhe Kotobellin, por që të dy u ndalën nga Ozols që ishte në një ditë shumë të mirë.

Gjithsesi në një moment të ndeshjes Teuta arriti të shënojë me Zogos, por Enea Jorgji, pas verifikimit të episodit në sistemin VAR për pozicion jashtë, e anuloi atë duke lënë në fuqi rezultatin 1-0. Në minutat e fundit të sfidës, Camara mbylli përfundimisht llogaritë e kësaj ndeshjeje duke shënuar golin e dytë për Bylisin duke vulosur fitoren e skuadrës ballshiote që vazhdon të jetë në vendin e 8, ndërsa Teuta është e 6 me 38 pikë, por tashmë sheh që diferenca me zonën e ftohtë të klasifikimit të jetë vetëm 3 pikë.

 

Top Channel