Nuk shkon në Botëror nga frika se do t’i ulet vlera! Vendimi i babait të talentit 19-vjeçar tërbon kombin
Askush nuk është si Federico Dimarco përsa iu përket pasimeve të sakta për gol në kampionatin italian të futbollit.
Me asistin ndaj Marcus Thuram në golin e avantazhit 1-0 të Interit në minutën e 23 ndaj Torinos, futbollisti zikaltër shkoi në 17 asiste në Serie, diçka që nuk është arritur kurrë në një sezon të vetëm në Serie A.
Dimarco me krosimin e tij te Marcus Thuram në golin e avantazhit në ndeshjen ndaj Cagliarit, futbollisti i Interit kishte arritur Papu Gomez me 16 asiste, por këtë të dielë erdhi edhe parakalimi duke vendosur rekordin absolut që u përforcua akoma më shumë në rastin e golit të dytë të Interit kur Dimarco gjeti saktë Bisseck duke e çuar në 18 numrin e asisteve në total gjatë 1 sezoni në kampionatin italian të futbollit.
1️⃣7️⃣🅰️
Nessuno come Dimarco 😎 pic.twitter.com/UDLa1ykplg
— Inter ⭐⭐ (@Inter) April 26, 2026
Top Channel