Rekord i Manchester City, në finalen e FA Cup për të katërtin vit radhazi
Pasi pa që Nottingham t’i arratiset sërish pas fitores 5-0 në fushën e Sunderland, Tottenhami u paraqit në Molineux për ndeshjen me Wolverhampton i vetëdijshëm që nuk mund të bënte asnjë gabim në garën për mbijetesë në Premier League aq më tepër duke ditur që përballë kishte një skuadër që ka rënë tashmë në Championship.
Dhe Tottenham ia doli më në fund të marrë 3 pikët në këtë përballje duke shënuar fitoren e parë për vitin 2026 dhe duke i dhënë fund një thatësire të gjatë suksesesh që datonte që nga dhjetori i 2025.
Fati i ndeshjes në favor të Tottenham u vendos në minutën e 82 me Palhinhan që shënoi golin e fitores për Hotspurs që në të njëjtën kohë është edhe fitorja e parë me De Zerbin në stol. Megjithatë, edhe pas kësaj fitoreje, Tottenham mbetet në vendin e 18 me 34 pikë, 2 më pak se West Ham që e fitoi ndeshjen e tij ndaj Everton 2-1.
Por fitorja e Tottenham pati edhe një kosto, pasi në minutën e 62 Xavi Simosn pësoi një ndrydhje jonatyrale në gju duke dakë nga fusha e lojës me barrelë dhe kështu që gjendja e tij do të jetë vazhdimisht në monitorim duke qenë se po afron edhe Botërori i kësaj vere.
Top Channel