Trump mesazh iranianëve: Nëse duan të flasin, le të telefonojnë. Ne i kemi të gjitha kartat në dorë, ata asnjë
Pas Islam Dudaev, i erdhi radha Zelimkhan Abakarov të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Mundjes që po mbahet në Tiranë.
Mundësi kuqezi arriti të kualifikohet për në finale në kategorinë e tij në peshën deri në 61 kg pas një paraqitje të shkëlqyer në raundet e mëparshme, ku do të përballet me Zavur Uguev
Abakarov e nisi kompeticionin në kategorinë e tij me sfidën ndaj italianit Piroddu një duel të cilin e dominoi duke e fituar 10-2. Në çerekfinale Abakarov u përball me mundësin gjerman Stechele të cilin e mundi me rezultatin 6-2 duke prerë biletën për në gjysmëfinale ku si kundërshtar të radhës kishte Nuraddin Novruzov nga Azerbajxhani të cilin e mposhti bindshëm 14-3 për të kaluar në finalen e së dielës ku do të përballet me Uguev për të fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 61 kg
Top Channel