Massimiliano Allegri nuk fshihet dhe qartëson menjëherë peshën e ndeshjes të së dielës mes Milanit dhe Juventusit, dy skuadra që kanë si objektiv kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

‘Nuk është një ndeshje vendimtare, sipas matematikës duhen edhe 7 pikë, do ta shohim rrugës-shtoi Allegri-është një ndeshje e bukur për t’u fituar. Por ndeshja më e rëndësishme e këtij fund kampionati ishte ajo e të dielës së kaluar në Verona. Milani ka nevojë të punojë me ambicien më të madhe. Duhet të punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar, vitin tjetër do të nisemi nga një bazë e mirë. Me klubin kemi gjithnjë diskutime, shkëmbime idesh, e kemi një bazë solide. Skuadra është e formuar nga lojtarë shumë të mirë në aspektin teknik dhe moral, që këtu duhet të rinisemi’.

E megjithatë një fitore ndaj Juventusit do të jetë shumë e rëndësishme për garën për vendin e dytë edhe pse Conte tha se të dytët janë humbësit e parë

‘Nuk i komentoj fjalët e Antonios, po bën një punë të shkëlqyer edhe këtë vit-shtoi Allegri-të fitosh është diçka e jashtëzakonshme. Për një klub futbolli në këtë moment në Itali është thelbësore të jesh mes 4 më të mirave. Në nivel teknik, sportiv dhe nivel ekonomik është shumë e rëndësishme. Më pas do të shohim nëse në fund të vitit do të jemi në vendin e 2, të 3 apo të 4…shpresojmë të mos jemi të pestët. Përsa kohë që nuk na e lejon matematika, duhet të rrimë me këmbë në tokë. është Juventusi, Sassuolo që është një transfertë historike, Atalanta në shtëpi, Genoa dhe më pas Cagliari. Pikët fitohen në fushë. Nesër është Juventus duhet të ecim hap pas hapi’.

Top Channel