Kampioni i Botës në Formula 1, Lando Norris është i bindur se Max Verstappen do t’i mungojë paddock-ut nëse vendos të tërhiqet nga ky kampionat.

Piloti i McLaren shprehu bindjen se holandezi do të qëndrojë në Formula 1 për një kohë më të gjatë nga sa mendohet.

‘Max e ka fituar të drejtën të bëjë atë çfarë dëshiron-tha Norris-ka fituar 4 tituj botërorë të Formula 1. Është dhe do të jetë gjithnjë kështu, jo vetëm tani. Gjithnjë ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka thënë atë që mendon, pavarësisht se jemi dakord apo jo. Është vetvetja dhe mendoj se kjo është  një mënyrë e shkëlqyer për të jetuar jetën

Norris më pas shtoi se nëse Verstappen do të tërhiqet vërtet do të jetë një humbje e madhe për sportin e Formula 1.

‘Do të ishte për të ardhur keq për sportin tonë, një humbje e madhe, nëse kjo do të ndodhë,sepse me shumë mundësi është një prej pilotëve më të mirë që kemi parë në Formula 1-shtoi Norris-mendoj se do të ishte për të ardhur keq edhe për ne, sepse ndonëse na e bën të vështirë jetën, është gjithnjë një kënaqësi të garosh kundër tij dhe është gjithnjë emocionuese të garosh me dikë që ka fituar 4 tituj botërorë. Gjithnjë është dëshira për të garuar kundër më të mirëve të botës, dhe ai me siguri është një ndër më të mirët, kështu që po, do të ishte një humbje për sportin tonë’.

Top Channel