Shansi për medalje të artë, Dudaev kalon në finale në stilin e lirë në Evropianin e Mundjes
Marc Marquez fiton pole position në Çmimin e Madh të Jerez në Spanjë në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Dukatit e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 48 sekonda dhe 87 të mijtat.
Për kampionin e botës në fuqi ky është pole positionin e tij të 75 në karrierën e tij. Në vijën e parë të garës bashkë me Marquez janë edhe Johan Zarco i renditur në vendin e dytë dhe Fabio Di Giannantonio në të tretin.
Në vijën e dytë të startit është lideri i kampionatit, Marco Bezzecchi në vendin e katër që do të ketë përkrah Alex Marquez dhe Pedro Acosta të pozicionuar respektivisht në vendin e 5 dhe të 6.
Pas tyre janë Jorge Martin, Enea Bastianini dhe Raul Fernandës. Francesco Bagnaia do të niset nga vija e katërt e garës së bashku me Ai Oguran dhe Fermin Aldeguer dhe menjëherë pas tyre janë Brad Binder, Joan Mir dhe Luca Marini, që lanë prapa Augusto Fernandez dhe Fabio Quartararo, ndërkohë që Franco Morbidelli u bë viktimë e një rrëzimi gjatë sesionit të parë të kualifikueseve.
Top Channel