Athina “mbytet” nga turistët, kryebashkiaku: Ne nuk jemi një hotel gjigand

25/04/2026 15:34

Në zemër të Athinës, rrugët e ngushta dhe zonat arkeologjike janë të mbushura me turistë që ndjekin nga pas guidat e tyre, por për kryebashkiakun socialist Haris Doukas, fillimi i sezonit turistik rrezikon “mbipopullimin e qytetit” dhe humbjen e autenticitetit të lagjeve për shkak të zhvillimit të pakontrolluar.

Athina, deklaroi ai, nuk mund të funksionojë si një “hotel gjigant”, ndërsa këmbëngul të vendosen rregulla dhe kufizime. Vitin e kaluar, kryeqendrën e Greqisë e vizituan mbi 8 milionë njerëz, një rekord ky historik.

Qëndrimet afatshkurtra në lagjen e njohur Plaka janë dyfishuar që nga viti 2018, sipas një studimi të fundit. Infrastruktura e qytetit, nga rrjeti elektrik tek furnizimi me ujë, po përballet me një presion të madh për të përballuar 700,000 banorët e tij, plus miliona turistë.

Doukas, i zgjedhur në vitin 2024 me mbështetjen e partisë opozitare Pasok, ka mbjellë mbi 3,800 pemë dhe po përpiqet të frenojë ndërtime të shumta në zonat kryesore turistike, përfshirë ngritjen e strukturave shumëkatëshe pranë Akropolit. Ai synon të kufizojë aktivitetin turistik në zonën e Plakas dhe t’i inkurajojë turistët të zhvendosen në lagje më pak të mbipopulluara.

Po kështu, propozimi për ngrirjen e lejeve të ndërtimit për hotelet e reja, i frymëzuar nga kryetari i bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, i cili do të ndalojë qiratë afatshkurtra nga nëntori 2028, do të anulojë lejet për mbi 10,000 apartamente, në mënyrë që qyteti të bëhet më i banueshëm.

Top Channel