Mbrojtësi brazilian Eder Militao pritet të mungojë në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi serioz.

Sipas raportimeve të Tiempo de Juego Cope, lojtari do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pas një problemi në muskujt e pasëm të kofshës së majtë.

Burimet bëjnë me dije se Militao do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 4 muaj, çka praktikisht e përjashton nga pjesëmarrja në Botëror. Kjo është një goditje e rëndë për Brazilin, duke qenë se ai konsiderohet një nga shtyllat e repartit defensiv.

Mungesa e tij pritet të detyrojë trajnerin Ancelotti të rishikojë planet për mbrojtjen, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme për gjendjen e lojtarit pas operacionit.

Top Channel