Milan, në sulm për Sorloth; vjen ‘po’ e sulmuesit norvegjez
Titulli i 21 kampion i Interit nuk do të vijë të dielën e 26 prillit; fitorja e Napolit ndaj Cremoneses në fakt e shtyn festën zikaltër me të paktën 1 javë. Edhe nëse fiton ndaj Torinos, skuadra e Chivu do të duhet të presë javën e 34 për të kuptuar nëse do të fitojë matematikisht kampionatin italian të sezonit 2025/26.
Kur mund ta fitojë titullin Interi? Pavarësisht nga ajo që do të bëjnë Napoli dhe Milani(që nëse mposht Juventusin do të kthehet në vendin e dytë, Interit i duhen 4 pikë deri në fund të kampionatit. Pra me një fitore të dielën ndaj Torinos, do të mjaftonte një barazim në ndeshjen ndaj Parmës të djelën e ardhshme ose anasjelltas. Por kombinimet shtohen duke qenë se Interi mund të festojnë titullin edhe pa luajtur fare
Inter, kampion i Italisë në 3 maj nëse…Pra, nëse Interi grumbullon 4 pikë ndaj torinos dhe Parmës do të jetë kampion i Italisë fundjavën e ardhshme, pavarësisht rezultateve të Napolit dhe Milanit. Do të kishte festë edhe nëse skuadra e Chivut mer 2 pikë në të dyja këto ndeshje, nëse Napoli nuk fiton në Como dhe nëse Milani nuk ia del të marrë 6 pikët ndaj Juventusit dhe Sassuolos. Nëse Inter mund Torinon dhe Milan nuk fiton ndaj Juventuesit e Napoli nuk e mposht Comon, zikaltrit do të mund të festojnë që të shtunën e 2 majit në përfundim të ndeshjes mes Comos dhe Napolit
Top Channel