Islam Dudaev ka shansin e madh t’i dhurojë Shqipërisë medaljen e artë në stilin e lirë në kategorinë deri në 65 kg në Kampionatin Evropian të Mundjes që po mbahet pikërisht në Tiranë që nga data 20 prill.

Mundësi kuqezi ka arritur deri në finalen e madhe të kësaj kategorie teksa ka bërë një paraqitje të shkëlqyer që nga ndeshjet kualifikuese e deri sa arriti deri në finale ku do të përballet me Bashir Magomedov.

Dudaev e nisi rrugëtimin e tij drejt finales së kategorisë së tij me fitoren 6-1 në raundin kualifikues ndaj mundësit turk Ahmet Duman. Më pas ai kaloi në çerekfinale ku ai u përball me gjeorgjianin Nika Zakashvili ndaj të cilit arriti të fitojë 3-1. Në gjysmëfinale, kundërshtari i Dudaev u përball me Guseinov që garon me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes dhe arriti ta mposhtë atë me rezultatin në 4-0 dhe tani Dudaev ka shansin e madh që të sigurojë medalje të artë evropiane në këtë kompeticion në finalen ndaj Magomedov që do të zhvillohet pasditen e së shtunës.

Po këtë të shtunë vëmendja do të jetë edhe te mundësi tjetër i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov që do të nisë konkurrimin në peshën deri në 61 kg po në stilin e lirë me synimin për të dhuruar tjetër medalje mundjes kuqezi

Top Channel