Çmimi i Madh i Stambollit do të bëhet sërish pjesë e kalendarit të Formula 1 për të paktën 5 vjet duke nisur nga 2027. Ishte vetë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ai që e bëri njoftimin gjarë një eventi me garën që do të zhvillohet në Stamboll ku është mbajtur në periudhën 2005-2011 dhe më pas në 2020, ndërsa në 2021 është zhvilluar gara në pistën e Tuzlas, lokalitet në periferi të qytetit në Bosfor.

‘Rikthimi i Çmimit të Madh të Turqisë në kalendarin e Formula 1 është një fitore për pasionin dhe besimin e Turqisë në sport-tha Erdogan-garat e Formula 1 që do të mbahen ne Istanbul Park për të paktën 5 vjet, jo vetëm do të mbështesin pozicionin e lidershipit të Stambollit në botë, por i tregojnë botës se vendi ynë është një strehë e sigurt në rajon’

Istanbul Park është një pistë e gjatë 5 338 m dhe njihet për zonën impenjative të saj, Kthesën 8. Në sezonin 2025, Formula 1 regjistroi 827 milionë teleshikues në më shumë se 180 vende të botës me mbi 6.7 milionë spektatorë në tribuna. Për më tepër në 2025, Formula 1 ishte eventi sportiv ndërkombëtar më i ndjekur duke regjistruar 2.3 miliardë përdorues në rrjetet sociale.

Top Channel