Trump mesazh iranianëve: Nëse duan të flasin, le të telefonojnë. Ne i kemi të gjitha kartat në dorë, ata asnjë

25/04/2026 19:41

Donald Trump po mban një qëndrim të ashpër kundër kërkesave dhe mesazheve të dërguara nga Teherani nëpërmjet ndërmjetësve pakistanezë.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan përsëriti se ka konflikt brenda udhëheqjes iraniane dhe nëse iranianët duan të flasin, mund të telefonojnë.

“Sapo anulova udhëtimin e përfaqësuesve të mi në Islamabad të Pakistanit për t’u takuar me iranianët. Shumë kohë e humbur duke udhëtuar, shumë punë! Për më tepër, ka një konflikt dhe konfuzion të madh të brendshëm brenda ‘udhëheqjes’ së tyre. Askush nuk e di se kush është në krye, madje as vetë ata. Gjithashtu, ne i kemi të gjitha kartat në dorë, ndërsa ata nuk kanë asnjë! Nëse duan të flasin, ajo çfarë duhet të bëjnë është të telefonojnë!!!” tha Trump.

Më parë, presidenti amerikan i tha Fox News se anuloi udhëtimin e të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Pakistan për bisedime me Iranin.

“Ata sapo po bëheshin gati të niseshin dhe u thashë: ‘Jo, nuk do të fluturoni 18 orë për të mbërritur atje, ne i kemi të gjitha dokumentet në duar. Mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të fluturoni 18 orë duke ndenjur ulur e duke folur për asgjë'”, u tha Trump të dërguarve të tij.

Top Channel