Serie A/ Vendosin Malen dhe El Aynaoui, Roma merr një fitore të rëndësishme në Bologna
Barcelona nuk gaboi në ndeshjen e saj të javës së 32 të Ligës Spanjolle. Skuadra katalanase e shfrytëzoi në maksimum barazimin e Realit të Madridit në sfidën ndaj Betis dhe arriti t’i imponohet Getafes në fushën e kësaj të fundit duke e mundur me rezultatin 2-0, një sukses që e afron gjithnjë e më shumë me titullin kampion.
Edhe pse pa Lamine Yamal të dëmtuar, skuadra katalanase e bëri detyrën e saj në këtë përballje duke marrë maksimunin prej saj. Në pjesën e parë, miqtë u hodhën në sulm në kërkim të golit të cilin e gjetën vetëm në minutën e 45 me Fermin Lopez që shënoi pas një asisti të Pedrit dhe kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Barcelonës.
Në pjesën e dytë, skuadra e Flick ishte akoma më sulmuese dhe në minutën e 74 shënoi edhe golin që e hodhi Getafen në knockout; Leëandoëski gjeti saktë Rashford të aktivizuar në fushën e lojës në pjesën e dytë me anglezin që çoi shifrat 2-0 duke vulosur përfundimisht fitoren për Barcelonën që ngjitet në 85 pikë duke e thelluar diferencën me Realin e Madridit në 11 pikë dhe tani katalanasit janë vetëm 4 pikë larg titullit kampion të Spanjës
Top Channel