Video/ Më në fund Asllani, shënon golin e parë për Besiktasin, por që nuk mundi ta evitonte humbjen
“Allegri? Nuk ka kuptim të flasim për këtë situatë tani. Duhet të përqendrojmë gjithë energjinë tonë te objektivi ynë, që është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.”
“Ai ka bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon; ka një kontratë afatgjatë me Milanin dhe i pëlqen t’i planifikojë gjërat me kohë. Po punojmë së bashku për të ardhmen.” Ky ishte komenti i drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare, për DAZN përpara ndeshjes kundër Veronës.
“Më pëlqen të punoj në një klub që funksionon si biznes dhe që duhet menaxhuar si i tillë: duhet të jetë konkurrues dhe i qëndrueshëm në të njëjtën kohë. Për ta arritur këtë, nuk mund t’i bëjmë të gjitha brenda një dite. Duhet të planifikojmë, të analizojmë, të shohim gabimet që janë bërë dhe të ecim përpara,” u shpreh ai, duke reflektuar mbi filozofinë e klubit.
I pyetur nëse e ardhmja e tij është e lidhur me atë të trajnerit, Tare shtoi: “A është e ardhmja ime e lidhur me atë të Allegrit? Kur nuk merren rezultate, atëherë të gjithë vihen në dyshim. Jemi të vetëdijshëm për këtë. Gjëja më e rëndësishme për ne është të arrijmë objektivat tanë dhe, pasi t’ia dalim, mund të ulemi të gjithë së bashku – Furlani, Ibra dhe të tjerët – për të hartuar një plan fitues për sezonin e ardhshëm.”
Top Channel