Flakët ‘përpinë’ pallatin 12-katësh pranë QSUT, publikohen pamjet, ja si nisi zjarri që dëmtoi 71 apartamente
19/04/2026 18:06
Publikohen pamjet se si nisi zjarri në pallatin e kompleksit “Arlis” pranë QSUT-së
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha, zjarri nis fillimisht nga kartonët e një marketi, e në vetëm pak sekonda, flakët përfshijnë fasadën e pallatit.
Si pasojë e flakëve 8 persona u asfiksuan nga tymi, mes tyre 6 zjarrfikës dhe 2 qytetarë si dhe u dëmtuan 71 apartamente.
Top Channel