Olympique Marseille në krizë, Pavard vihet nën akuzë dhe është drejt kthimit te Inter
Javën e ardhshme, Milan dhe Juventusi do të përballen në fushën e lojës, por nuk do të jetë vetëm sfida në aspektin sportiv.
Kuqezinjtë dhe bardhezinjtë, në fakt luajnë një ndeshje mes tyre edhe në merkaton e transferimeve për Robert Lewandowskin, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon pas dy muajsh me polakun që ende ka dilema; të pranojë ofertën e rinovimit të Barcelonës me një reduktim të pagës apo të provojë një aventurë të re futbollistike në moshën 37 vjeçare?
Ajo që është e sigurt është se Lewandowski nuk ka ende ndërmend të mbyllë karrierën e tij si futbollist.
Fundjavën e ardhshme në Itali pritet të mbërrijë agjenti i sulmuesit, Pini Zahavi që sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’ do të takojë si drejtuesit e Milanit ashtu edhe ata të Juventusit për të parë nivelin e interesit dhe mundësitë që kanë klubet për të investuar te klienti i tij.
Ndërkaq Lewandowski ka marrë edhe oferta të tjera nga Arabia Saudite dhe Major League Soccer. Në gusht, polaku do të festojë 38 vjetorin e lindjes, por ai ka qenë dhe është një garanci goli dhe Milan e Juventus kanë nevojë më shumë se kurrë për një goleador si ai që ka shënuar 565 gola me Borussia Dortmund, Bayern Mynih dhe Barcelonën; në këtë sezon me katalanasit ka shënuar 17 gola në të gjitha kompeticionet. ‘Ka akoma kohë për të vendosur dhe Barcelona e di si mendoj-ka qenë deklarata më e fundit e Leëandoëskit për të ardhmen e tij. Ndërkaq, Milan dhe Juventusi javën e ardhshme do të zbulojnë kartat e tyre.
Top Channel