Real Madrid planifikon të ardhmen; rishfaqet hipoteza e kthimit të Jose Mourinhos
Që Marco Palestra është një prej talenteve më interesantë në futbollin italian e ka treguar në këtë kampionat. Futbollisti i Atalantës që është dhënë të Cagliari në formë huazimi ka bërë paraqitje të një niveli të lartë sa është grumbulluar me kombëtaren italiane dhe është me siguri një prej futbollistëve të rinj mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja e Të Kaltërve.
Por ekziston rreziku që Serie A ta humbasë shërbimin e tij pas pak muajsh. Për 21 vjeciaru vjeçarin kanë shfaqur interesin të gjitha skuadrat kryesore italiane me Interin në krye, por edhe disa klube të rëndësishme evropiane si Manchester City e Arsenal, por mes klubeve që kanë bërë lëvizjen e parë për të është Barcelona
Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, disa vëzhgues blaugrana ishin në Itali për të ndjekur Palestrën nga afër. 21 vjecari është një prej emrave të lojtarëve të Serie A që lidhet me atë të Barcelonës së bashku me Alessandro Bastonin dhe Andrea Cambiaso. Kjo sepse Barcelona është në kërkim të futbollistëve të krahut duke parë se e ardhmja e Jules Koundé, Alejandro Balde e Joao Cancelo në skuadër nuk është e sigurt.
Në Spanjë, Palestra vlerësohet për faktin se është në gjendje që të mbulojë të dy krahët, aftësitë e tij teknike më shumë sulmuese se mbrojtëse, por edhe për praninë fizike. Aktualisht Palestra vlerësohet 30 milionë euro, por me siguri Atalanta do të rrisë çmimin e kartonit të tij duke parë interesin për futbollistin dhe aftësinë e klubit bergamask për të maksimizuar nga çdo shitje futbollistësh.
Top Channel