Real Sociedad fitoi Kupën e Mbretit pas një finale epike me Atletico Madrid, një sukses që erdhi pas serisë së gjuajtjes së penalltive. I gjithë rajoni bask festoi, por edhe në SHBA pati festë, kjo për faktin se trajneri i Sociedad, Pellegrino Matarazzo bëhet i pari trajner i lindur në tokën amerikane që fiton një trofe në 5 ligat më të rëndësishme evropiane e megjithatë ai është i lidhur në një farë mënyre me Kontinentin e Vjetër duke qenë se është me origjinë italiane.

I lindur në 1977 në Wayne të New Jersey, Matazzaro, aty bëri hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë që e shndërroi nga një personalitet krejtësisht të panjohur në një idhull të tifozëve të San Sebastian duke fituar një trofe që klubit bask i mungonte që nga 2021, edhe pse në atë rast Covid dhe stadiumet e mbyllura nuk lejuan festim kolektiv. Këtë radhë, Kupa e Mbretit, e 4-ta për klubin bask u festua nga të gjithë dhe iu dedikua Aitor Zabaletës, tifozit të Sociedat që u vra në 1998 përpara një ndeshje me Atletico

Një traditë futbollistike që vijon me krenari në vendet Baske, që nga Xabi Prieto te Oyarzabal, kampioni i Evropës që zgjodhi të qëndrojë si kapiten për të marrë fanelën me shumë peshë me numrin 10. Ai që e çoi lart skuadrën ishte edhe pikërisht Matarazzo që pas suksesit në derbin bask me Athletic Bilbao në gjysmëfinale, mori më të mirën edhe ndaj Atletico Madrid me penallti, falë pritjeve të bëra ndaj Sorloth dhe Alvarez nga portieri i sektorit të të rinjbvem Marrero që ishte portieri i Kupës i zgjedhur nga trajneri italoamerikan përpara gardianit titullar Remiro.

‘Nuk ishim perfektë, por ajo që kishte rëndësi ishte sjellja dhe përpjekja për të kontrolluar ndeshjen-tha Matarazzo pas ndeshje me medaljen në qavë përpara se të tentonte të merrte ca birra nga salla e konferencave për t’i ndarë me futbollistët e tij. Një dolli e nisur nga adoleshenca dedikuar futbollit në SHBA, ku nuk ishte sporti më popullor 

Pellegrino Matarazzo këndonte Nino D’Angelo dhe Toto Cotugnon teksa mbështeste Italinë në stadium në Botërorin ë 1994. Babau i tij nga Avellino, i transmetoi pasionin për futbollin teksa u kthye në Itali për një test me Salernitanës. Ai sulmues i gjatë gati 2 m, i fortë fizikisht, u detyrua të kënaqej me një kalim për një kohë të shkurtër të Nocerina përpara se të kthehej në SHBA.

Aty përfundoi studimet duke u diplomuar në matematikë në universitetin prestigjioz Columbia, por nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrra për futbollin edhe pse priste një punë me të ardhurua në botën e financave. Rruga e tretë drejt futbollit, përpara se të shkonte në Spanjë, u hap në Gjermani. Në Nuremberg, ku shumë vjet ka qenë futbollist në kampionate të vegjël për të nisur më pas jetën e re si trajner, falë dashurisë për këtë sport.

Në kursin për trajner futbolli, Matarazzo pati fatin të ishte në një dhomë me Julian Nagelsmann, një tjetër trajner që bëri rrugë deri sa arriti te Bayerni i Mynihut dhe kombëtarja gjermane. Por në fillim ishin së bashku te Hoffenheim, me Matarazzo që ishte asistenti i Nagelsmann. U kthye te kjo skuadër si trajner i parë në sezonet 2023 dhe 2024 pas një periudhe të kaluar te Stuttgart.

Më pas një vit pritje deri në dhjetor të 2025, kur Real Sociedad në krizë të thellë e zgjodhi për të zëvendësuar Sergio Francisco. Dhe historia e muajve të fundit flet për të; skuadra kalon nga pozicionet pranë zonës së rënies nga kategoria, në ndjekje të vendit të pestë në kampionat që mund te vlejë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Kësaj i shtohet edhe rrugëtimi në Kupën e Mbretit që kulmoi në mbrëmjen e Cartujas në Sevilla duke fashitur përfundimisht skepticizmin iberik kundrejt italo-amerikanit, të cilit askush nuk i dhuroi gjë

 

Top Channel