Në javën e 33-të të Serie A, Roma dhe Atalanta barazuan me shifrat 1-1, por kjo pikë nuk pati shumë dobi për asnjërën nga skuadrat, në këtë përballje të zhvilluar në Olimpico.

Krstović hapi serinë e golave ​​në minutën e 12-të, pastaj Carnesecchi ia mohoi golin Soulés dhe Malen me dy pritje të shkëlqyera brenda pjesës së parë.

Hermoso barazoi rezultatin me një kthesë në minutën e 45-të duke I çuar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat e barabarta 1-1. Më pas në të dytën sërish ai  goditi traversën me kokë, por vetëm kaq.

Pas kësaj pike të fituar, Roma ngjitet në kuotën e 58 pikëve dhe barazohet me Comon në vendin e pestë të klasifikimit, ndërsa Atalanta mbetet e shtata në renditje me 54 pikë.

Top Channel