Skënderbeu dhe Laçi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë Superiore. Ky është verdikti i dhënë nga ndeshjet e javës së 31 të Kategorisë së Parë që u zhvilluan këtë të dielë me të dyja këto skuadra që i fituan ndeshjet e tyre respektive.

Skënderbeu mori një fitore të lehtë në Korçë teksa mposhti Kastriotin me rezultatin 4-0 falë golave të Nasr, dy herë, Janaqit dhe autogolit të Gjinollarit.

Ndërsa Laçi arriti të mundë në ndeshjen direkt rivalët e Pogradecit me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku u panë 3 kartonë të kuq, 2 për Pogradecin dhe 1 për Laçin, ndërkohë që golat për kurbinasit u shënuan nga Bibo dhe Jiakponna. Për Pogradecin Zguro kishte humbur një penallti.

Po kështu një sukses jashtë fushe mori edhe Iliria që mundi Lushnjen në Roza Haxhiu me rezultatin 3-0 me skuadrën lushnjare që është në vendin e fundit. Fitore të rëndësishme shënoi edhe Luftëtari që mposhti Burrelin 2-0 me skuadrën gjirokastrite që e sheh veten në vendin e 9 me 28 pikë, ndërsa Kukësi dhe Korabi e mbyllën sfidën mes tyre me barazimin 1-1

Top Channel