Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor. Teksa presim të mësojmë se me cilin trajner do të jetë për këto dy ndeshje, janë mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm të kuqezinjve në këto dy ndeshje.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në bashkëbisedim për gazetarët foli për këtë çështje duke përmendur disa emra dhe mes rivalëve të mundshëm.

‘Miqësoret e qershorit? E para është me Luksemburgun në Tiranë, por nuk e kemi firmosur ende marrëveshjen me të. Pastaj jemi në diskutime me shumë ekipe për ndeshjen tjetër po në Tiranë. Mund të jetë Kili, Danimarka dhe ndonjë skuadër tjetër-tha kreu i qeverisë së futbollit shqiptar.

Duka më pas pohoi se nuk do të ketë asnjë ndeshje miqësore as me Italinë e as me Kosovën.

‘Italia jo, as nuk kemi biseduar me Italinë. Këto janë ata që po diskutojmë. Nuk kemi biseduar për një miqësore me Kosovën’-pohoi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit

Top Channel