Fyerje seksiste në drejtim të trajneres së Union Berlin, reagon klubi: Është e turpshme
‘Do të ishte bukur sikur të hapeshin rrugët dhe dyert’-kjo është ajo që ka thënë Marie Louise Eta, trajnerja e parë në drejtimin e një skuadre meshkujsh jo vetëm për Bundesligën por edhe në të 5 ligat e rëndësishme.
Eta u caktua trajnere e pare e Union Berlin që pasditen e së shtunës do të bëjë debutimin në pankinë në sfidën me ëolfsburg, një ndeshje kjo ku në lojë është qëndrimi në elitën e futbollit gjerman.
‘Thjesht, më duket e rëndësishme dhe e qartë që ka vizibilitet dhe është diçka e bukur, nëse si pasojë e kësaj, gjenerohet frymëzim për vajzat e reja që të shohin se gjithçka është e mundur, që asgjë nuk përjashtohet, që merita është ajo që ka rëndësi dhe që mund të arrish kudo që dëshiron’-shtoi Eta
Padyshim pasditen e së shtunës sytë e të gjithë botës do të jenë pikërisht te stadiumi An der Alten Försterei dhe më konkretisht te pankina e Union Berlin
‘Sigurisht, e kuptoj në mënyrë perfekte që për publikun është një argument i rëndësishëm dhe që ka një peshë të madhe-shtoi Marie Louise Eta-përsa më përket mua jam mësuar dhe nuk ka qenë asnjëherë problem. për mua gjithnjë bëhet fjalë për futboll. Është punë bashkë me të tjerët dhe kjo është ajo që më pëlqen më shumë; të qëndrojmë bashkë, bashkëpunimi, arritja suksesin më të madh që të jetë e mundur’.
Top Channel