Zjarri 3 ditë më parë te kompleksi pranë QSUT, PD vihet në lëvizje, Teliti: Të hënën do kërkojmë në Bashki…

17/04/2026 15:36

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës i PD, Dorian Teliti ka njoftuar ditën e hënë do t’i drejtohet zyrtarisht Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dosjen e plotë të ndërtimit, aktet e konstatimit dhe lejet përkatëse të pallatit që u përfshi nga flakët pranë QSUT tre ditë më parë.

Sipas Telitit siguria dhe drejtësia për banorët janë prioritet i panegociueshëm.

Reagimi i Telitit:

Pranë banorëve nga momenti i parë i zjarrit të së mërkurës e deri më sot.

Ankesat e tyre për shkelje shumëvjeçare në këtë projekt ndërtimi kërkojnë përgjigje urgjente.

Ditën e hënë: Kërkesë zyrtare Bashkisë Tiranë për të marrë dosjen e plotë ndërtimore, aktet e konstatimit dhe lejet e kolaudimit dhe shfrytëzimit të këtij kompleksi.

​Drejtësia dhe siguria e banorëve janë prioriteti ynë i vetëm dhe i panegociueshëm.

Top Channel