As në Shqipëri nuk gjen më lirë, zbulohet shifra që pagoi Messi për të blerë klubin e Cornellas
E ardhmja e Robert Lewandowskit është një temë e nxehtë prej javësh, por pas eliminimit të Barcelonës në Ligën e Kampioneve, po nxehet akoma më shumë. Ai që foli për këtë ishte vetë futbollisti, kontrata e të cilit me katalanasit skadon në qershor
Në një intervistë të dhënë për TV3 polaku e la gjithçka të hapur përsa i përket të ardhmes së tij
‘Kemi edhe akoma pak kohë-tha Lewandowski-klubi e di se çfarë mendoj dhe kam pasur kohë për të menduar. Nuk dua të flas për oferta dhe të ardhmen time. Tani ato që kanë më shumë rëndësi janë ndeshjet që kanë mbetur dhe golat. Nuk ka rëndësi fakti që në media del diçka e re çdo ditë’
Barcelona i ka ofruar polakut rinovimin e kontratës me reduktim të pagës, por në tryezën e tij ka dhe oferta të tjera shumë të rëndësishme në aspektin financiar nga Arabia Saudite dhe MLS, por edhe Milan e Juventusi mund të ëndërrojnë. E reja e vërtetë e ditëve të fundit vjen nga Fabrizio Romano sipas të cilit agjenti i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi po programon një udhëtim drejt Italisë në javët e ardhshme për të kuptuar nëse do të ketë mundësi për të punuar për një transferim të sulmuesit në Serie A gjatë kësaj vere.
Juventus e Milan po monitorojnë gjithçka me interes dhe ndërkohë po studiojnë për një formulë ekonomike të përballueshme për të kuptuar nëse ka hapësira për realizimin e një operacioni të tillë. Te Milan Igli Tare ka bërë bisedat e para me përfaqësuesit e futbollistit dhe ëndërron një operacion të stilit Modric.
Top Channel