Robert Lewandowski dërgon agjentin e tij në Itali, Milan dhe Juventus ëndërrojnë
Interi është krejtësisht i përqendruar tek e tashmja dhe tek pikët e fundit të nevojshme për të fituar titullin e 21 kampion të Italisë, por drejtuesit e Interit, një sy e kanë hedhur edhe te merkatoja e e ardhshme.
Kjo edhe sepse në muajt e verës parashikohet të bëhen shumë ndryshime në skuadër. Shumë pak futbollistë janë të paprekshëm dhe në krye është një lojtar për të cilin është folur shumë së fundmi dhe jo vetëm për merkaton e transferimeve; Alessandro Bastoni.
Bastoni ikën, vijnë Solet e Muharemovic. Tashmë interesi i madh i Barcelonëspër qendërmbrojtësin italian është i dukshëm. Drejtori Sportiv i klubit katalanas, Deco e sheh futbollistin 26 vjeçar si elementin ideal për të përforcuar prapavijën e skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick. Por Interi, pavarësisht periudhës së komplikuar, nuk ka ndërmend të shesë lirë Bastonin të cilin e konsideron si një pronë të vërtetë të klubit; Bastoni do të largohet vetëm nëse vjen ndonjë ofertë 60-70 milionë euro. Një çmim që Barcelona kërkon ta reduktojë duke përfshirë në tratativa kartonin e një futbollisti si Hector Fort që Chivu dhe Ausilio e pëlqejnë shumë. Nëse largimi i qendërmbrojtësit do të konkretizohet, Interi do të kërkojë të sjellë 2 mbrojtës të tjerë dhe në pole position janë Oumar Solet i Udineses dhe Tarik Muharemovic i Sassuolos vlera e të cilëve shkon në rreth 25 milionë euro dhe në këtë pikë hyn në punë oferta prej 50 milionë eurosh dhe i riu Fort i Barcelonës për transferimin e Bastonit te blaugrana.
Calhanoglu, vallëzimi i fundit. Por revolucioni zikaltër nuk prek vetëm mbrojtjen. Një tjetër repart që mund të pësojë ndryshime drastike është ai i mesfushës. Ky repart ka nevojë për forca të freskëta dhe në këtë pikë ështrë thuajse i sigurt, kthimi në bazë i Aleksandar Stankovic për të cilin do të ekzekutohet klauzola e riblerjes prej rreth 20 milionë eurosh nga Brugge. E reja e ditëve të fundit ka të bëjë me të ardhmen e Hakan Calhanoglu. Futbollisti turk dukej i destinuar të largohej në verë, me Galatasaray që është aty pranë. Por, paraqitjet e javëve të fundit ndryshuan gjithçka;Calhanoglu në ndeshjet me Romën dhe Comon ishte zot i mesfushës duke shënuar edhe një supergol me peshë në ndeshjen me verdhekuqtë që i dha avantazhin 2-1 Interit. Kontrata e tij skadon në 2027 dhe për politikat e Oaktree rinovimi nuk është në plan sidomos kur shihen shifrat që përfiton turku. Për këtë arsye, mundësia për të regjistruar një plusvalencë i tundoi jo pak zikaltrit, por në këtë pikë vendimtare ka qenë Chivu; trajneri rumun la të kuptohet rëndësia e Calhanoglu në skuadër. Kështu që me shumë mundësi Interi dhe futbollisti do të vazhdojnë së bashku edhe për një sezon për të ndarë rrugët në qershor të 2027. Në këtë mënyrë, edhe Stankovic do të ketë mundësi të mësojë nga turku për të marrë më pas stafetën nga Calhanoglu në mesin e fushës te Interi.
Top Channel