Edlir Tetova nuk do të jetë më trajner i Egnatias.

43-vjeçari ka konfirmuar zyrtarisht se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i rrogozhinasve.

Në një konferencë për mediat, Tetova u shpreh se këtë vendim e ka diskutuar edhe me drejtuesit e klubit, me të dyja palët që vendosën të ndërpresin bashkëpunimin.

Edlir Tetova pritet të nisë një aventurë të re me Teutën sezonin e ardhshëm, ndërsa në vendin e tij, në krye të rrogozhinasve pritet të vijë Ditmar Bicaj.

Top Channel