Lionel Messi është bërë pronari i ri i UE Cornella, një ekip katalanas i kategorisë së pestë spanjolle, që ka prodhuar disa futbollistë të nivelit të lartë. Argjentinasi dëshiron ta përforcojë këtë klub, veçanërisht sa i përket akademisë, ku do të synohet nxjerrja e sa më shumë talenteve.

Sipas gazetës spanjolle “La Razon”, Messi ka shpenzuar rreth 2 milionë euro për blerjen e Cornellas. “Ardhja e Leo Messit shënon fillimin e një epoke të re në historinë e klubit, që synon nxitjen e rritjes sportive dhe institucionale, forcimin e themeleve të tij dhe vazhdimin e investimeve në talente.

Projekti udhëhiqet nga një vizion afatgjatë dhe një plan strategjik që kombinon ambicien, qëndrueshmërinë dhe një lidhje të fortë me rrënjët e tij lokale”, ishte deklarata zyrtare e Cornellas pas zyrtarizimit.

Klubi katalanas krenohet se ka stërvitur lojtarë të tillë si Jordi Alba, ish-shoku i skuadrës së Messit te Barcelona dhe Inter Miami, David Raya, Gerard Martin, Javi Puado, Keita Balde, Aitor Ruibal ose Ilie Sanchez, që aktualisht luan për Austin FC në MLS.

Ja vlen të theksohet se stadiumi i UE Cornella ndodhet vetëm 15 metra larg stadiumit të Espanyol , një rival i ashpër i Barcelonës në kryeqytetin katalanas.

 

Top Channel