Freiburgu respektoi pritshmëritë dhe preu biletën për në gjysmëfinale te Europa League. Skuadra gjermane eliminoi Celta Vigon duke e mundur edhe në ndeshjen e dytë këtë radhë me rezultatin 3-1 për të mbyllur krejt raundin me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Freiburgu që vinte në këtë ndeshje me fitoren 3-0 të ndeshjes së parë i mbylli llogaritë e kësaj ndeshjeje që në pjesën e parë të cilën e mbylli 2-0. Në minutën e 33 Igor Matanovic zhbllokoi ndeshjen për Freiburgun duke ia shuar që këtu ëndrrën për përmbuysje te Celtas. Pak minuta më vonë, gjermanët shënuan edhe golin e dytë këtë radhë me Suzukin.

Pas pushimit të ndeshjes, Freiburgu i dha edhe goditjen përfundimtare Celta Vigos që e çoi rezultatin në 3-0 sërish me Suzukin që plotësoi dygolëshin personal. Në minutat shtesë të ndeshjes, Celta shënoi golin e nderit me Swedberg dhe sfida u mbyll me fitoren e Freiburgut me rezultatin 3-1 që shkruan emrin mes 4 më të mirëve të Europa League.

Top Channel