Eliminimi i Realit të Madridit nga Bayerni bën shumë lojtarë fajtorë, mes të cilëve edhe Vinicius që nuk mundi të lërë gjurmë në asnjë prej dy ndeshjeve ndaj bavarezëve e që për më tepër pati ndonjë problem edhe me shokët e tij të skuadrës e sidomos me Bellingham.

Telekamerat kanë kapur një moment mes brazilianit dhe anglezit me këtë të fundit që reagoi për egoizmin e brazilianit në një aksion të Realit me sulmuesin që preferoi të veprojë vetëm e të mos pasojë të Bellingham.

Në atë moment kamerat kapën Vinicius që iu drejtua Bellingham duke i thënë; ‘Çfarë do? Çfarë do?’ për ta mbyllur më pas këtë komunikim në mënyrë më të ashpër duke i thënë ‘Mbylle gojën!’

Top Channel