Kritika të ashpra edhe nga Oliver Kahn: Reali i Madridit nuk mund të vazhdojë kështu, titujt që kanë flasin vetë.
Ish-kapiteni legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, nuk ka kursyer kritikat e forta ndaj gjendjes aktuale të dhomave të zhveshjes pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, duke u ndalur specifikisht te konflikti verbal mes Vinícius Júnior dhe Jude Bellingham.
Sipas “San Iker”, pikërisht mungesa e lidershipit dhe egoizmi i tepërt janë shkaqet kryesore pse “Los Blancos” u gjunjëzuan përballë Bayern Munich. Casillas u shpreh i skandalizuar nga sjellja e sulmuesit brazilian, duke theksuar se kjo është arsyeja pse skuadra humbi kontrollin: “Pikërisht kjo është arsyeja pse humbën dje, nuk ka lidership dhe gjithsecili kërkon të jetë njeriu kryesor. Bellingham kërkoi topin dhe ti i thua të qepë gojën? Nuk mund ta imagjinoj dot Toni Kroos duke i kërkuar Cristiano Ronaldos të pasonte më shumë dhe Ronaldo t’i thoshte atij të mbyllte gojën.”
Më tej, legjenda e portës madrilene bëri një lidhje të drejtpërdrejtë mes temperamentit të Vinícius dhe dështimit të tij për të fituar Topin e Artë, duke sugjeruar se sjellja në fushë po dëmton jo vetëm imazhin e tij, por gjithë harmoninë e grupit. Për Casillas, në fushë pati shumë “yje” që pengonin njëri-tjetrin, duke veçuar vetëm dy lojtarë për dëshirën e treguar. “Kjo është ndoshta një nga arsyet pse ai nuk e fitoi Topin e Artë. Ka shumë lojtarë yje që po prishin ekuilibrin e ekipit. Arda Güler dhe Bellingham ishin të vetmit që kërkonin vërtet fitoren dje. Vinícius bëri një ndeshje të dobët, nuk e kuptoj pse nuk e kontrollon dot zemërimin e tij. Bayern Munich bëri që ata të humbnin qetësinë dhe kjo është arsyeja pse u mposhtën,” përfundoi Casillas, duke vënë gishtin mbi plagën e një skuadre që duket se ka humbur rrugën drejt disiplinës që e ka karakterizuar historikisht.
Top Channel