Fundi i ndeshjes me Bayernin e Mynihut ishte i ndezur për Realin e Madridit dhe futbollistët e tij që menjëherë iu kundërvunë arbitrit Vincic për shkak të ndëshkimit të Camavingës me kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq.

Pas përfundimit të sfidës, slloveni u rrethua nga futbollistët e skuadrës së Los Blancos dhe ai që e pagoi ishte Arda Guler që u ndëshkua me karton të kuq.

Në të gjithë këtë rrëmujë u përfshi edhe kapiteni i Realit të Madridit, Dani Carvajal që iu hakërrye Vinicic. 

‘Është për fajin tënd. Për fajin tënd të ndyrë-ishin fjalët në drejtim të Vincic të thëna nga Carvajal që nuk luajti në këtë ndeshje.

Edhe futbollistët e tjerë të Los Blancos protestuan ndaj këtij sanksioni ndaj Camavingas. ‘Është një shaka’-tha Bellingham, ndërsa Rudiger deklaroi: Është më mirë që të mos flas. E pe apo jo? Me të vërtetë, më mirë të mos flas. A kam parë ndonjëherë ndonjë gjë të tillë? Uff…’

Top Channel