Pas Ligës së Kampioneve, edhe Europa e Conference League po shkojnë drejt fundit dhe sonte do të përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste të këtyre kompeticioneve.

 Në Europa League, gjithçka do te nisë me ndeshjen mes Celta Vigos dhe Freiburg që do të luhet në orën 18:45. Skuadra gjermane vjen në këtë ndeshje me një avantazh të konsiderueshëm pasi ka fituar ndeshjen e parë 3-0 kështu që skuadrës spanjolle do t’i duhet të bëjë një përmbysje të madhe.

Në orën 21:00 vëmendja do të jetë në Angli te sfida mes Nottingham dhe Portos ku gjithçka është e hapur përsa i përket kualifikimit pasi ndeshja e parë ka përfunduar me barazimin 1-1 me të dyja skuadrat që kanë shumë shanse për të prekur gjysmëfinalet.Po në Angli, Aston Villa do të presë Bologna me skuadrën e Emery që është me një këmbë në gjysmëfinale pas fitores së ndeshjes së parë në Itali me rezultatin 3-1. Ekuilibër total ka edhe në ndeshjen mes Real Betis dhe Bragës. Derbi iberik i kompeticionit ka përfunduar me barazimin 1-1 dhe llogaritë janë të hapura përsa i përket kualifikimit.

Në Conference League duket se  gjërat janë më të të qarta. AEK i Athinës i Strakoshës dhe Pilos pret Rayo Vallecanon e Balliut me detyrën e vështirë për të përmbysur humbjen 3-0 të pjesës së parë. E njëjta histori është edhe për Alkmaar e Fiorentinën, edhe këto dy skuadra kanë humbur ndeshjet e tyre të para respektive me Shakhtar dhe Crystal Palace me të njëjtin rezultat. Ndërsa Strasbourg do të presë Mainz me skuadrën gjermane që shkon me fitoren e ndeshjes së parë me rezultatin. Këto ndeshje çerekfinale të Europa dhe Conference League do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel