Foto/ “Shkoi me shoqen time të ngushtë”, telashe për Romarion, e dashura 35 vite më e re e lë pas akuzave për tradhti

09/04/2026 15:52

Legjenda braziliane e futbollit, Romario, është ndarë nga e dashura e tij pas akuzave për tradhti me mikeshën e saj.

60-vjeçari po dilte me studenten e stomatologjisë, Tiffany Barcelos, e cila është 35 vite më e re se ikona e futbollit.

Sipas mediave, Romario besohet se ka tradhtuar atë me Barbara Cavalcanti, pjesë e rrethit të ngushtë të Tiffany-t.

Pas zbulimit të tradhtisë, Tiffany është ndarë menjëherë nga Romario. Situata u intensifikua pasi Romario u shfaq në Fernando de Noronha, një destinacion turistik në Brazil, bashkë me Barbarën, ku u fotografuan së bashku me një grup miqsh.

Romanca mes Romarios dhe Tiffany-t, e cila zgjati rreth tre muaj, përfshiu edhe udhëtime në vende si Buenos Aires.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel