Foto/ Javë ‘makthi’ për yllin e Realit, ndahet nga e dashura pak ditë pasi nuk u grumbullua me kombëtaren
22/03/2026 11:35
Ka qenë një vit sfidues për Trent Alexander-Arnold. Pas një sezoni të vështirë me lëndime dhe mos thirrjes në kombëtaren e Anglisë, mbrojtësi i Real Madridi, po përballet edhe me përfundimin e lidhjes së tij personale.
Sipas thashethemeve, Alexander-Arnold dhe modelja britanike Estelle Behnke kanë vendosur të ndahen pas 18 muajsh lidhje.
Ata nisën lidhjen në vitin 2024 dhe Estelle ishte pranë tij gjatë transferimit në Bernabéu, duke e ndihmuar të ambientohej në Madrid.
Çifti u pa më parë së bashku gjatë pushimeve në Venecia, por duket se marrëdhënia ka marrë fund.
Top Channel