Me një jetë të përkushtuar ndaj artit, Zhani Ziçishti u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të çmuar në teatër dhe film.

I lindur më 31 maj 1940 në Korçë, ai studioi në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), ku hodhi themelet e formimit të tij profesional. Pas diplomimit, iu bashkua trupës së Teatri ‘A.Z. Çajupi’, duke interpretuar për vite me radhë role të ndryshme, si në komedi ashtu edhe në dramë, me një qasje të matur dhe të ndershme artistike.

Në kinematografi debutoi me rolin e mësuesit Agron në filmin Lumë drite (1970). Gjatë karrierës realizoi 16 role në filma artistikë, duke qenë një prani e qëndrueshme si në skenë ashtu edhe në ekran. Ai ka luajtur role në filmat “Mesi i errësirës”, “Përballimi”, “Asgjë nuk harrohet”, etj.

Zhani Ziçishti do të kujtohet si një aktor serioz dhe i përkushtuar, që e ushtroi profesionin me përgjegjësi dhe respekt për publikun. Kontributi i tij mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB