
01/06 08:36
Milani ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e Massimiliano Allegrit.
Trajneri toskan merr detyrën pas Sergio Conceiçao i cili u largua nga rossonerët të enjten.
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare arriti që t’i mbyllte bisedimet në kohë rekord.
Kontrata e Allegrit me Milanin do të jetë e vlefshme për tre vitet e ardhshme. Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon, sipas medias së huaj.
Pavarësisht komenteve për një interes të mundshëm për Vincenzo Italianon, në fund Milani është drejtuar nga ish-trajneri i Juventusit, i cili vjen pas një viti pasiviteti pas përvojës së tij të fundit me bianconerët.
Top Channel